Politike

Rama nga Elbasani: Do ndërtojmë kolegjet prefesionale, nxënësit që dalin nga këto shkolla kanë më shumë avantazhe për

21 Shkurt 2021, 08:17 Nga DOSJA
Rama nga Elbasani: Do ndërtojmë kolegjet prefesionale,

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit. Gjatë bashkëbisedimit Rama foli për arsimin profesional ku tha se në këtë sektor janë bërë mjaft investime, por ka ende për të bërë.

Rama tha se nxënësit që mbarojnë shkollën profesionale e kanë më të lehtë të punësohet, ndërsa shtoi se po punohet për krijimin e kolegjeve profesionale, që do të shërbejnë për rritjen e aftësive të nxënësve që zgjedhin një profesion të caktuar. Rama tha se kolegji profesional do të jetë diçka e ndërmjetme mes shkollës së mesme dhe universitetit.

“Rilindja e shkollave prefesionale qëju jeni dëshmitarë që ishin katandisur si ska më keq, por skishin asnjë lloj infrastrukture dhe në të vërtetë shërbenin për ata nxënës që ishin më të dobëtit dhe pa ambicie, le të thëmi kategoria e nxënësve që shkonte në këto shkolla vetëm për të thënë se ka filluar shkollën. Sipërmarrja fillon dhe rekruton vajza dhe djem qysh në bankat e shkollës duke ukrijuar kushtet që mund të dalin më pas në punë. Një e dhënë shumë inkurajuese është se nxënësit që mbaarojnë në arsimin prefesiona kanë një avantazh më tepër për t;u futur në punë. Ajo që kemi avantazh është se do të krijojmë kolegjet prefesionale për të pasur një tjetër nivel për nxënësit, duke kaluar në kolgjet prefesionale. Kjo ka potencialin tjetër që të mprehim profilin e arsimit të lartë duke dekujaruar programet në universitet që në pjesën më të madhe nuk lidhen me tregun.“- ka thënë Rama. 

(a.k.f.g/dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne elbasan edi rama ne elbasan

Sondazh

Poll