Politike

Rama nga Elbasani: Bashkë me personalitetet do të vaksinojmë edhe të moshuar të zakonshëm! Spitali i Fierit 3 vite do të

21 Shkurt 2021, 08:06 Nga DOSJA
Rama nga Elbasani: Bashkë me personalitetet do të vaksinojmë edhe

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Elbsan ku ka bërë një bisedë me qytetarët, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre. 

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga vendimi për të vaksinuar së pari personalitetet e moshuar mbi 80 vjeç. Nga Elbasani, i vënë në qendër të reagimeve nga opinioni publik se po i ndan të moshuarit për nga rëndësia, Rama pohoi sot, se bashkë me personalitetet do të vaksinohen edhe të moshuarit e zakonshëm. 

Ndër të tjera kreu i qeverisë ka folur edhe në lidhje me spitalin që po ndërtohet në Fier, ku ka thënë se në tre vite nga turqit, sakaq ka shtuar se stafi mjekësor do të jetë i përzierë, ku do të ketë mjekë nga Shqipëria dhe nga Turqia. 

Rama është ndalur edhe tek Bujqësia në vendin tonë ku është shprehur se  në këtë sektor janë bërë shumë investime duke e bërë Shqipërinë nga vendi i fundit në rajon në vendin e parë që sot përthith fonde nga BE për bujqësinë.

Gjithashtu ai është ndalur dhe tek prokurorët dhe gjyqtarët duke thënë se këto të fundit e kanë kthyer drejtësinë në mall.

Në lidhje me shkollat prefesionale në Elbasan, Rama ka thënë se do të ndërtohen kologje prefesionale që sipas tij do të jetë diçka e ndërmjetme mes shkollës së mesme dhe universitetit.

Po ashtu ai ka thënë se nxënësit që dalin nga shkollat prefesionale kanë më shumë avantazh në tregun e punës.  Ndërkohë, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, tha se Elbasani ka dy gjëra kryesore gjatë periudhës 2021-2025, që janë bypass-i dhe linja hekurudhore.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne elbasan edi rama ne elbasan

Sondazh

Poll