Politike

Rama nuk heq dorë, publikon të tjera foto: Gjetëm një magazinë të ububushme, e kthyem në depo farmaceutike

20 Shkurt 2021, 19:14 Nga DOSJA
Rama nuk heq dorë, publikon të tjera foto: Gjetëm një

TIRANË– Kryeministri Edi Raam nuk ndalon së kërkuair mandatin e tretë, teksa në rrjetet publikon disa foto të depos farmaceutike, para dhe pas ardhjes së tij në pushtet.

Krah fotove, Rama shkruan se shtatë vite më parë ka gjetur nëj magazinë të ububushme, të cilën e ka kthyer në një depo farmaceutike, për të mbajtur medikamentet në standartet e duhura.

Po mirë me çfarë kurajoje mund të mohohet sot transformimi si nata me ditën në vetëm 7 vjet i sistemit tonë spitalor. Shikojeni se si ishte depoja farmaceutike e QSUT 7 vjet më parë, një magazinë e ububushme ku mbaheshin jashtë çdo standardi ilaçet e spitalit qendror të Shqipërisë dhe ja si është sot, një depo farmaceutike spitalore e standarteve europiane

Kush nuk e di nga është nisur, nuk e ka idenë ku është dhe as nuk ka shans të arrijë ku do, përkundrazi rrezikon të kthehet mbrapsht pa e kuptuar as vetë se si!

Prandaj të jemi të pakënaqur me tëra problemet e mprehta që akoma ka shërbimi shëndetësor, por të jemi gjithashtu të bindur, se siç janë përmbysur realitete dramatike si kjo depo farmaceutike e plot të tjera, do të zgjidhen me radhë e me vullnet, punë, durim edhe problemet më të mprehta,”- shkruan Rama krah fotove.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike depo farmaceutike edi rama depo farmaceutike edi rama

Sondazh

Poll