Politike

“Bredh natën pa kontroll”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Kur nuk shqetësohem unë që jam gruaja e Metës, ti s’ke pse

20 Shkurt 2021, 18:50 Nga DOSJA
“Bredh natën pa kontroll”/ Kryemadhi i përgjigjet

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar shumë herë se Presidenti Ilir Meta bën takime natën pa kontroll.

E ftuar në ‘Kjo Javë’, Kryemadhi tha se kur nuk shqetësohet ajo, që është bashkëshortja e Metës, Rama nuk ka përse.

“Unë nuk shikoj ndonjë qamet të madh. Shikoj një shterim të mendimit politik të kryeministrit në ikje. Përveç kësaj shikoj një mungesë qartësie të mendimit dhe llogjikës politike të një kryeministri apo kryetar i partie i cili është në një periudhë fushate. Nuk mendoj se aty ka krijimin e hapësirave të reja pune për shqiptarët apo sistem arsimor. Apo të fliste për pandeminë. Nuk mendoj që sot shqiptarët po vdesin për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor, se pse presidenti nuk njofton Edi Ramën se ku do të ikë për të kaluar një fundjavë. Nuk shqetësohem unë që jam bashkëshortja e Ilir Metës që nuk tregon se ku po ikën dhe shqetësohet kaq shumë Edi Rama. Nga ana tjetër mendoj që nuk shikoj një llogjikë dhe mendim politik të një kryeministri apo kryetari partie që pretendojmë që është parti e majtë që të shqetësohet për çështjet e arsimit të të rinjve dhe të rejave, çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, se sa të shqetësohet përsa i përket se si presidenti lëvizka natën apo ditën. Unë nuk mendoj se presidenti ka braktisur institucionin e presidencës,”- tha Kryemadhi.

Më herët Rama ka deklaruar se Meta redh natën pa kontroll dhe se e ka braktisur postin e Presidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta monika kryemadhi edi rama ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll