Politike

“Ç’është kjo me armë mo”/ ‘Gojë më gojë’! Rama publikon videon me një djalë të vogël: Jam bo trim, nuk kam

20 Shkurt 2021, 18:25 Nga DOSJA
“Ç’është kjo me armë mo”/

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me ndjekësit e tij në Instagram ku shihet se bisedon me një djalë të vogël. Fillimisht, Rama e pyet të voglin se sa vjeç është, dhe djali i thotë si është 20 vjeç. Ma batuta, të dy dëgjohet të diskutojnë për lojërat dhe televizorin, teksa i vogli shprehet se i ati e ka parë në televizor kryeministrin.

Për vete, djali në fjalë thotë se luan në play station dhe se nuk ka frikë nga armët pasi është trim. Ajo që bie në sy është afërsia e kryeministrit që tregon me këtë fëmijë, ndërkohë që jemi në kohë Covid-19. Vetë pediatrja Gjeorgjina Kuli deklaroi pak ditë më parë se shifrat e fëmijëve të infektuar sa vijën e rriten dhe se shumë prej tyre por e kalojnë me simptoma të rënda.

A nuk po e rrezikon kryeministri të voglin duke folur kaq ngjitur me të, siç populli i thotë ndryshe “gojë më gojë”, pavarësisht se i ka marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid?

Pjesë nga biseda mes Ramës dhe të voglit:

Rama: Më thuaj pak sa vjeç je?

Djali: 20

Rama: 20-vjeç apo 20 kile

Djali: Ej, po ti ke dalë te televizori?

Rama: Po ç të bëj, aty punoj unë te televizori

Djali: Ty të ka para babi në televizor

Rama: Ashtu ee? Unë ne TV punoj, ti punon në play station

Djali: Jo nuk punoj, vetëm shkarkoj lojëra, GTA , nuk e kem frikë se ajo është me armë

Rama: Mos luaj me armë

Djali: Unë nuk e kam frikë se jam burrë trim

Rama: Je burrë tim ti

Djali: Eee

Rama: Po ç’është kjo me armë mo

Djali: Po s’e kam frikë pra, jam bo trim…se ta thashë njëherë

Rama: Ma the njëherë ma the…po edhe unë s’marr vesh, dua të ma thuash shpesh. Tashi ta ndajmë këtë muhabet, je 20 kile apo 20 vjeç.

Djali: 20 vjeç

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama dhe vogelushi edi rama rama dhe vogelushi

Sondazh

Poll