Aktualitet

“Luani i Astirit” reagon nga qelia pas arrestimeve: U ndjeva keq kur pashë mamanë që u dhunua, s’më trembin dot

7 Maj 2019, 11:27 Nga DOSJA
“Luani i Astirit” reagon nga qelia pas arrestimeve: U ndjeva keq kur

TIRANE- Dorjan Protoduari, i arrestuar për protestat e banorëve të Astirit, ka reaguar nga qelia e burgut pas përplasjeve që kanë ndodhur sot tek Astiri.

Protoduari i njohur ndryshe si “Luani i Astirit”, për shkak të fuqisë fizike gjatë përplasjeve ka thënë se është ndjerë keq kur ka parë të ëmën që i është dhunuar nga policia.

“S’do t’ia dalë Rama të burgosë të gjithë protestuesit. Jam ndier keq kur kam parë mamanë time të dhunohej. Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Po bëj burgun e Damian Gjiknurit. Më kanë futur në burg që të më mbyllin gojën. Me arrestimin e babait nuk më trembin”-është shprehur Protoduari në një lidhje telefonike për Fax News.

Ditën e sotme, një grup protestuesish, banorë të Unazës së Re, të mbështetur nga deputetë të Partisë Demokratike, kanë dalë dhe kanë bllokuar rrugën, ku sipas tyre do kalonte kryeministri Edi Rama. Protestuesit janë përplasur me policinë, ndërkohë që disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Bashkë me ta, është shoqëruar edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.

(f.g/.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorjan protoduari luani i astirit protesta te astiri dorjan protoduari luani i astirit protesta te astiri

Sondazh

Poll