Politike

Moti i keq në vend! Ministria e Arsimit nxjerr UDHËZIMIN: Mbyllen shkollat! Nga data 15 deri në 19 shkurt 2021, online!

13 Shkurt 2021, 14:39 Nga DOSJA
Moti i keq në vend! Ministria e Arsimit nxjerr UDHËZIMIN: Mbyllen

TIRANË– Ministria e Arsimit, Rinisë së Sporteve ka vendosur mbyllen e të gjithë shkollave në vend për shkak të motit të keq. Ministrja Evis Kushi ka shpërndarë udhëzimin në rrjetin e saj social Facebook, duke shtuar se vendimi është marrë për shkak të reshjeve të dendura të shiur e dëborës dhe temperaturave të ulëta. Ndaj mësimi do të vijojë online edhe në ato shkolla që nuk ishin mbyllur deri më tani për shkak të pandemisë së koronavirusit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.

LAJMI KRYESORE: HARTA-LIVE/ Shqipëria vishet me të bardha! Dëbora mbulon disa qarqe, mbyllen shkollat! Tirana pritet të ‘zbardhet’ në darkë. Policia e ARRSH-shoferëve: Mbani zinxhirë (VD-FT)

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike evis kushi mbyllen shkollat moti i keq ne shqiperi evis kushi mbyllen shkollat moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll