Politike

Denoncimi i kryefamiljarit në Tiranë: Më përjashtuan nga rindërtimi se nuk votova Erion Veliaj

13 Shkurt 2021, 13:57 Nga DOSJA
Denoncimi i kryefamiljarit në Tiranë: Më përjashtuan nga

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka përjashtuar nga procesi i rindërtimit disa banorë të fshatrave që nuk kanë votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet bashkiake. Këtë gjë e ka thënë një banor i fshatit Picallë, Nexhi Buci, gjatë një takimi me drejtuesin politike të PD të kësaj zone Belind Këlliçi. Pamjet tregojnë shtëpinë të dëmtuar rëndë, por familjes i është refuzuar kërkesa përrindërtimin e shtëpisë.

Nuk kemi marrë asnjë lloj zgjidhje për shtëpinë. Asnjë lloj ndihme as nga qeveria, as askush. Unë kam 5 mijë lekë pension. Kryetari i Bashkisë nuk merret me mua vetëm, sepse jam demokrat. Nuk përjashtohet kështu dhe nuk lihet shtëpia pa pare, sepse jemi demokrat apo socialist, por sepse ne jemi shqiptar“, tha Buci.

Këlliçi theksoi se është e papranueshme që një familje të jetojë në kushte kaq të rënda prej 14 muajsh dhe se bashkia duhet ta ndihmojë atë pavarsishtë bindjeve politike.

“Ne më të vërtetë jemi demokrat, por jemi shqiptarë. Shpresa jonë e fundit është të ndërrojë qeveria ose do largohemi nga këtu”, tha djali i shtëpisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belind kelliçi nexhi buci belind kelliçi nexhi buci

Sondazh

Poll