Politike

PËRPLASJA/ Kardiologu Edvin Prifti i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama: Jam demokrat, prangat le të mi vendos media, do të i

13 Shkurt 2021, 13:10 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ Kardiologu Edvin Prifti i përgjigjet Kryeministrit Edi

TIRANË– Kardiologu Edvin Prifti nuk e ka kapërdirë lehtë sulmin që kryeministri Edi Rama i bëri sot, ku e përmendi me emër si shembull korrupsioni. Në përfundim të seancës, mjeku kardiolog tha se sulmi ndaj tij mund të ketë edhe prapavijë politike, pasi e quajti veten të djathtë. Prifti tha se do preferonte ta prangoste media.

“Unë sapo erdha nga një lokal ku po dëgjoja një regjistrim të kryeministrit.
Rama foli në lidhje live sikur unë isha i arrestuar. Jam totalisht i pafajshëm dhe të gjitha provat ja kam dhënë gjykatës. Besoj se do ta kaloj këtë prag dhe do të ketë drejtësi.
Pikëpamjet e mia janë demokratike, jo të djathtë liberale në funksion të popullit tim republikës dhe as që duam të ndërtojmë. Mendimet e mia i kam të shprehura dhe duhet që çdo intelektual ti bëjë. Jemi në fushatë elektorale, unë do të preferoj që prangat të mi vinte media, do të ishte më simpatike për të gjithë popullin.’- tha Prifti.

Por çfarë tha Rama sot?

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetar, Rama tha se për Priftin ka patur një denoncim, dhe se paratë e gjetura në shtëpinë e tij janë “paratë e dynjasë”.

“Bashkë me gjykatësen u arrestua një mjek, që iu gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, sepse kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë. Në rastin e mjekut ka pasur një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem. Dhe kështu gjërat fillojnë e vijnë hap pas hapi. Nuk ka shkop magjik”, tha Rama.

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti u pezullua nga detyra pas operacionit të dy ditëve më parë bashkë me infermieren Frangu bashkëpunëtore e tij gjatë hetimit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pasi ai operoi kundrejt ryshfetit mamanë e sekretares së gjykatës, Manuela Mallakuçi, e cila është pjesë e grupit të gjyqtares. Operacioni vijoi me kontrolle në banesë dhe në zyrën e tij, ku u gjetën dhe iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milion lekë. Sipas avokatit të tij, Henkrik Ligori , paratë e gjetura ishin të ligjshme dhe ishin siguruar nga një shitje e bërë.

(f.g.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama pezullohet edvin prifti edi rama pezullohet edvin prifti

Sondazh

Poll