Politike

PROGRAMI/ Basha i përgjigjet Ramës: Karagjoz me sulmet për qeverisjen e dikurshme të PD, estrada jote iu ka kushtuar rëndë

13 Shkurt 2021, 14:09 Nga DOSJA
PROGRAMI/ Basha i përgjigjet Ramës: Karagjoz me sulmet për

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka quajtur sot kryeministrin Edi Rama “një aktor estrade”, i cili ia lejon vetes që pas 8 vitesh dështom të merret me të dhe me Partinë Demokratike. Në dy reagime të njëpasnjëshme, Basha thotë se Rama po bëhet çdo ditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të PD.

Rama po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike. Mjafton të krahasoni rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15% të Rilindjes. Rama ke nevojë t’i rikthehesh shkollës. Po do të kesh kohë pas 25 prillit, kur të jesh sërish i papunë. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë dhe ne do ta kthejmë në rrugën e zhvillimit”, shkroi Basha mesditën e të shtunës në rrjetet sociale.

Reagimin e pasoi me një sqarim të dytë sërish në rrjetet sociale, ku thekson se estrada e kryeministrit iu ka kushtuar shtrenjtë shqiptarëve.

POSTIMI I DYTË I BASHËS:

Basha: Para 8 vjetësh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro. Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vjetësh vend numëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen. Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij. Para 8 vjetësh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro. Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një kryeministër të vërtetë. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.

Ku u nis debati?

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se premtimet e Bashës janë të njëjta me ato që ka bërë Berisha në 2013, duke postuar një premtim të Berishës, ku premtonte rritje rrogash për mësuesit. E vetmja gjë që ndryshon sipas Ramës është kursi i këmbimit.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll