Politike

Arsimi në Shqipëri?/ Kryeministri Rama: Univeristetet kanë keqmenaxhuar autonominë

13 Shkurt 2021, 11:21 Nga DOSJA
Arsimi në Shqipëri?/ Kryeministri Rama: Univeristetet kanë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun Erjon Veliaj, gjatë një bashkëbisedimi që ka zhvilluar ditën e sotme me qytetarët, ka folur edhe në lidhje me arsimin.

I pyetur lidhur me planin e qeverisë për studentët dhe të rinjtë, pasi ata kanë vështirësi në kërkimet e literaturave, ai ka thënë se universitetet me ligjin e ri janë autonome dhe sipas tij e kanë keqmenaxhuar këtë përgjegjësi.

Ndër të tjera ai ka shtuar se në vendin tonë do të duhen dhe disa vite që arsimi në Shqipëri të jetë cilësorë dhe me kushte bashkohore.

Marini: Unë jam i interesuar për pjesën e shkollimit për të rinjtë, sepse unë dhe moshatarët e mi kemi rastisur që të bëjmë kërkime nëpër letra dhe kemi hasur vështirësi të ndryshme për shkak të metodave që ndiqen deri në gjimnaz, ndërkohë që moshatarët tanë jashtë shtetit janë shumë më të avancuar në këtë fushë. A mos duhet që dhe ne të kemi qendra kërkimore studentore për çdo universitet. Nuk po flas vetëm për pjesën e doktoraturës por flas për një punë kërkimore akademike cilësore. Cili është plani i qeverisë për të rinjtë?

Edi Rama: Po çfarë duhet të pres unë. Fatkeqësisht përgjigja nuk është pyetja ose reagimi yt nuk është i pëlqyeshëm për mua, por edhe ty përgjigja ime. Ne nuk kemi shok magjik. Bebja nuk bëhet dot 10 vite nëse prindërit nuk kanë mund dhe durim për 10 vite. Në rastin tonë ne mund dhe duam të përshpejtojmë proceset, por janë procese që do të marrin rrugën e tyre me sesbën. Ta shkruash një plan është një punë më e lehtë se sa ta zbatosh. Unë jam i shqetësuar dhe një pikëpyetje të madh është se si do të kalojë arsimi i lartë në një fazë tjetër. Pyetja është kur do të kalojë. Sa kohë do i duhet që universitetet shqiptare të shkojnë në nivel tjetër. Universiteti shqiptar ka një autonomi që nuk e ka pasur më para. Kjo nuk është vetëm autonomi por dhe përgjithësi. Kur t’i nuk je më në duart e prindërve dhe del nga shtëpia e tyre ke liri më të madhe, por edhe përgjithësi më të madhe. Tek universiteti shfrytëzohet liria në dëm të përgjithësisë. Kjo është një proces dhe nuk bëhet me urdhër nga lart.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me qyetaret edi rama me qyetaret

Sondazh

Poll