Politike

Shkolla “Sami Frashëri”/ Rama ‘sulmon’ Kryemadhin: Del ajo e çmendura thotë do të bëhet në Paskuqan, njerëzit…

13 Shkurt 2021, 12:12 Nga DOSJA
Shkolla “Sami Frashëri”/ Rama ‘sulmon’ Kryemadhin:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama,ka ‘sulmuar’ Kryemadhin, teksa ka folur për shkollën ‘Sami Frashëri’ në një bashkëbisedim që ka bërë me qytetarët. Ai e ka cilësuar si të “çmendur” pasi sipas tij i ka mbushur njerëzit plot me përralla duke thënë se shkolla “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan dhe në vendin ku ajo ndodhej do të ndërtohen pallate.


“Po mendoja se sa shumë kohë humb në Shqipëri për gjërat që duhen bërë. Po këtu është dhe ana tjetër e medaljes sa kohë humbet për shkak të stërkëmbshave dhe një ngatërrese që është e turpshme politike. Unë nuk e di se çfarë fiton një parti politike duke vonuar projektin tek hyrja e Tiranës. Dihet se kush humb, humb komuniteti dhe humbin njerëzit që janë aty. Humbin ata që manipulohen me përralla. Del ajo e çmendura dhe thotë se shkolla ‘Sami Frashri’ do të bëhet në Paskuqan sepse do të bëhet pallat këtu. Në kohën që jetojmë, me streset që ka, me mediat që nuk filtrojnë informacionin, por dhe fuqinë që ka gënjeshtra për të bërë xhiron e botës, këto janë të tmerrshme”, tha Rama.

(A.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama takim me qyteret edi rama takim me qyteret

Sondazh

Poll