Politike

Marrëveshja për Detin/ Meta nga Saranda: Rama nuk ka bërë transparencën që duhet për këtë çështje

13 Shkurt 2021, 14:05 Nga DOSJA
Marrëveshja për Detin/ Meta nga Saranda: Rama nuk ka bërë

SARANDË– Presidenti Ilir Meta i qëndron mendimit se kryeministri Edi Rama nuk ka bërë transparencën e duhur për çështjen e Detit dhe marrëveshjen me Greqinë. Nga Saranda ku ishte në mbështetje të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, presidenti takoi dhuruesë gjaku, të cilët ishin kryesisht shtetas të huaj me banim në qytet, Meta u pyet nga gazetarët për çështjen e Detit.

Presidenti tha se nuk ka “komente të veçanta”, dhe theksoi rëndësinë që ka vendimi i Gjykatës Kushtetuese.


Nuk kam asnjë arsye të veçantë pse të bëj komente të veçanta nga Saranda. Ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese të kërkuar nga opozita asaj kohe dhe kryetari i opozitës që sot është edhe kryeministër, Edi Rama. Kam qenë për zgjidhjen e drejtë dhe të gjitha veprimet e mia kanë qenë komform kushtetutës, ndërkohë që për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur as transparencë apo një bashkëpunim të besueshëm siç e meriton kjo çështje e një rëndësie kaq të madhe. Duhet të zgjidhetnë mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe kësaj i shërben vetëm transparenca. Nuk do të ketë klimë të rënduar pas 25 prillit por do të ketë klimë të përmirësuar. Pas asaj dite që unë e vlerësoj si referendum e popullit shqiptar për të rivendosur demokracinë dhe për të marrë në duar të tij, fatet e veta dhe familjes së tij. Unë i garantoj të gjithë se askush nuk do të guxojë të prekë votën e një qytetari të Sarandës apo të Shqipërisë. Unë u bëj thirrje të gjithëve të votojnë kundër çdo force politike që u bën presion qytetarëve me vendin e punës apo me format e tjera. Duhen ndëshkuar ata që përdorin instrumente të pandershme. Të ndëshkohen më ashpër të gjithë ata që ofrojnë para në këmbim të votës sepse dinjiteti i çdo qytetari të Sarandës nuk mund të jetë i barabartë me vlerën e një monedhe” – tha Meta.

(f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta

Sondazh

Poll