Politike

Rama jep LAJMIN: Pas rindërtimit, nuk do të ketë shkolla me dy turne

13 Shkurt 2021, 10:52 Nga DOSJA
Rama jep LAJMIN: Pas rindërtimit, nuk do të ketë shkolla me dy

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se pas përfundimit të procesit të Rindërtimit, në Tiranë, Durrës dhe në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në vitin 2019, nuk do të ketë më mësim me dy turne. Rama gjatë një bashkëbisedimimi qytetarët ka thënë se kanë qenë të detyruar për shkak të situatës së tërmetit dhe pandemisë që mësimi të zhvillohet në këtë mënyrë.


“Qeveria ka dhënë shtëpi falas siç nuk ndodh në asnjë vend. Por dalja nga kriza ka kohën e vet. Kërkon periudhën e sakrificës në çadër, apo në një shtëpi tjetër. Përfituesit më të mëdhenj të kësaj krize janë fëmijët dhe mësuesit në shkollat e goditura nga tërmeti, pasi sot janë shkolla që edhe po t’i vendosësh në çdo qytet të Evropës dhe nuk stonojnë. Mësimi me dy turne, po moj xhan me dy turne se shkolla po rindërtohet. Sot themi që në Durrës, Tiranë dhe në të gjithë zonat e prekura nga tërmeti, pas rindërtimit nuk do të ketë më shkolla me dy turne. Por kjo është një periudhë e detyruar dhe nuk e shmangim dot.”- tha Rama 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me qyetaret edi rama me qyetaret

Sondazh

Poll