Politike

“Iu gjetën paratë e dynjasë”/ Rama për Edvin Priftin: Lajm shumë i mirë! Ja kush e çoi denoncimin në sistem!

13 Shkurt 2021, 11:12 Nga DOSJA
“Iu gjetën paratë e dynjasë”/ Rama për Edvin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sekuestrimit të 250 mijë Euro dhe 16 mln që u gjetën në banesën dhe në zyrën e mjekut të QSUT, Edvin Prifti. 

Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me qytetarët Rama ka thënë se mjekut iu gjetën paratë e dynjasë, sakaq shtoi se sekuestrimi i shumës së parave  është një lajm shumë i mirë. Ndër të tjera, kreu i qeverisë, ka thënë se për mjekun ka pasur edhe një një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem.


“Bashkë me gjykatësen u arrestua një mjek, që iu gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, sepse kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë. Në rastin e mjekut ka pasur një denoncim, që e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem. Dhe kështu gjërat fillojnë e vijnë hap pas hapi. Nuk ka shkop magjik”, tha Rama.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me qyetaret edi rama me qyetaret

Sondazh

Poll