Bota

Marrëdhënia me Serbinë, VV: Do të aplikojmë gjuhën e reciprocitetit 

4 Shkurt 2021, 21:24 Nga DOSJA
Marrëdhënia me Serbinë, VV: Do të aplikojmë gjuhën

KOSOVË- Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka thënë se nëse vijnë në pushtet do të aplikojnë gjuhën e reciprocitetit me Serbinë. Në një intervistë për “Debatpernime”, ai ka thënë se do të ndihmojnë shqiptarët që jetojnë në Serbi, në mënyrë që të trajtohen njësoj siç trajtohen serbët në Kosovë.

“LVV së pari do ta aplikojë gjuhën e reciprocitetit në të gjitha sferat edhe në atë të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve që jetojnë atje, në mënyrë që shqiptarët që jetojnë atje të trajtohen njëjtë sikurse serbët që trajtohen këtu në Republikën e Kosovës. Nëse Serbia e pamundëson dërgimin e librave në Luginë, ne do të reagojmë me reciprocitet, ” ka thënë Konjfuca

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora glauk konjufca zgjedhjet ne kosove glauk konjufca zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll