Bota

Programi ekonomik i VV, Hajdari: Do të ndihmojmë sektorin privat, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

4 Shkurt 2021, 20:39 Nga DOSJA
Programi ekonomik i VV, Hajdari: Do të ndihmojmë sektorin privat,

KOSOVË- Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendoje për deputete, Rozeta Hajdari ka thënë se me programin ekonomik do t’i bëjë ballë pandemisë. Në një intervistë per “Debatpernime”, ajo ka thënë se do të ndihmohet sektori privat, kompanite e vogëla dhe të mesme si dhe bizneset do të subvecionohen.

“Ne e kemi pasur një program për rimëkëmbje ekonomike dhe të gjitha ato masa që i kemi paraparë në rimëkëmbje ekonomike do të adresohen edhe në qeverisjen e re Kurti 2. Do tw ndihmojmë sektorin privat, ndërmarrjet e vogëla dhe të mesme dhe mikro, që janë mbi 90% e sektorit privat. Do të subvencionohen me grante, për shembull bizneset e reja dhe bizneset që udhëhiqen nga gratë. Edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë mundësi të marrin kredi të buta. Ndërmarrjet publike, po ashtu do t’i ndihmojmë, duke filluar nga depolitizimi i bordeve dhe do t’i ndihmojmë me subvencione nga qeveria Kurti 2. Ne do t’i përkrahim prodhesit vendor duke filluar me kredi të buta dhe përkrahje në ligje. Është shumë e rëndësishme që sektori privat mos të sfidohet në eksportimin e mallrave të tyre në vendet e jashtme.  Prodhuesit e qumështit kishin shumë shumë probleme me plasimin e qumështit në treg. Aty kanë qenë shumë iniciativa të mira. Edhe bujqit do të kenë ndihmë nga qeveria”, tha ajo.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora rozeta hajdari zgjedhjet ne kosove rozeta hajdari zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll