Bota

Abuzimi me fondin Abu Dhabi, Abazoviç njofton për arrestime në Malin e Zi, kërkon heqjen e imunitetit për ish-ministrin e B

4 Shkurt 2021, 20:02 Nga DOSJA
Abuzimi me fondin Abu Dhabi, Abazoviç njofton për arrestime në

MALI I ZI– Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka kërkuar që imuniteti i Petar Ivanoviç, ish-Ministrit të Bujqësisë, të cilin e ka konsideruar si aktorin kryesor në aferën me Fondin Abu Dhabi, të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur.

Në një postim në Twitter, Abazoviç shkruan se ish-drejtori i IRF Zoran Vukcevic u arrestua si pjesë e çështjes “Fondi Abu Dhabi”, për çështje korruptive.

“Arrestimet e disa personave kanë filluar si pjesë e çështjes së Fondit Abu Dhabi, në të cilën buxheti u dëmtua nga disa dhjetëra miliona euro,”– shkruan Abazoviç.

Prokuroria speciale e shtetit në Malin e Zi ka filluar një aksion për arrestimin e personave që dyshohet se kanë abuzuar me pozicionin e tyre zyrtar dhe shpërndarjen e shpenzimeve nga kredia e marrë nga fondi i Abu Dhabi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic dritan abazovic

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 19:19

ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...