Bota

MISTERI/ Si u rrëzua avioni grek në malet e Zagorisë, autoritetet mes shiut nisin kërkimet 

4 Shkurt 2021, 20:08 Nga DOSJA
MISTERI/ Si u rrëzua avioni grek në malet e Zagorisë, autoritetet

GREQI- Është kthyr në një mister rrëzimi i avionit stërvitor që u zhduk në malet e Zagororisë të dielën e kësaj jave. Meidat e huaj, bëjnë me dije se në Greqi ka nisur një operacion i madh kërkimi mes shiut dhe reve. 

Mësohet se autoritetet kanë bërë lokalizimin e avionit dhe pilotit irakian i cili ka humbur jetën gjatë përplasjes. Fillimish kërkimi  për aeroplanin stërvitor, i cili fillimisht u zhduk pas një fluturimi që filloi nga Kozani për në Janinë. 

Edhe pse kanë kaluar disa dite 32 zjarrfikës, 4 avionë ushtarakë grekë dhe 10 automjete me shpresën se do të arrijnë sot në luginën midis Zagorisë dhe Janinë, po bëjnë kërkime. 

Mbetjet e avionit të stërvitjes u panë nga pilotët grekë të mërkurën mbrëma në një përrua, por forcat tokësore nuk kanë arritur ende në vendndodhje për shkak të terrenit të vështirë.

Edhe pse trupi i piloti 32-vjeçar irakian nuk është gjetur mediat greke thonë se është konfirmuar që Amar Ibrahim ka vdekur. Ai ndodhej në bazën ushtarake të Kozanit si pjesë e një misioni të përbashkët stërvitor mes Greqisë dhe Irakut.

Piloti kishte humbur kontaktet me bazën ushtarake greke pasi sinjali elektronik i avionit ishte zhdukur , por nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimi.

Pika ku ndodhet aktualisht avioni i rrëzuar ndodhet në një distancë prej pesë miljesh detare në verilindje të Janinës.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amar ibrahim amar ibrahim

Sondazh

Poll