Bota

Kurti: Kosova është në udhëkryq ku mund të dështojë si shtet

4 Shkurt 2021, 20:04 Nga DOSJA
Kurti: Kosova është në udhëkryq ku mund të

KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kosova mund të dështojë si shtet, nëse nuk vjen ndryshimi. Në një intervistë për “Debatpernime” ai ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë zgjedhjet e para referendum të pasluftës ku shumica e popullit do të qeverisë vendin.

“Së pari këto janë zgjedhjet e para të pasluftës që janë referendum, ku shumica popullore do të bëhet shumicë parlamentare dhe jemi në pozitën kur shteti kurrë nuk ka qenë më i kapur se tani. Besoj që gara për vendin e dytë, është krejtësisht ndryshe. Ata (politikanët tjerë), nuk kanë thënë që shteti është i kapur, nuk kanë thënë që zgjedhjet janë referendum dhe kurrë nuk ka qenë një situatë sikur tani. Kosova është në udhëkryq ku mund të dështoi si shtet, nëse nuk e bënë ndryshimin që e duan qytetarët. Ne gjthmonë kemi qenë ata që kemi bë debat, në Kuvend edhe jashtë tij, njerëzit po na njohin tashmë. Nuk është debati kur ne e bënim kundër atyre, sikur ata, mulitimilionerët që dëshirojnë të na pengojnë për tu kthyer në qeverisje,” ka thënë Kurti.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 19:19

ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...