Bota

Kurti: Prokurorët do të ribëhen, privavtzimi do të hiqet

4 Shkurt 2021, 20:59 Nga DOSJA
Kurti: Prokurorët do të ribëhen, privavtzimi do të hiqet

KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë privatizimet në Kosoëv do të hiqen. Në një intervistë për “Debatpernime” ka thënë se Fondi Sovran do të jetë aksioneri i kompanive publike, të cilët do të mund të marrin investitor për të rritur ekonominë. Kurti gjithashtu ka folur edhe për kriminalizimin e prokurorëve ku do të kalojnë të gjithë në veting dhe do të bëhen tyë denjë për detyrën ose do të hiqen farë nga detyra e tyre.

“Ne e kemi pjesë të programit idenë për fondin sovran i cili është një fond investiv. Agjencia e Privatizimit duhet të shuhet, të shndërrohet në shoqëri aksionare dhe të strukturoren nga një kryeshef apartiak, në vend që të vazhdojmë me privatizime. Fondi sovran do të jetë aksionari kryesor i ndërmarrjeve publike, këto ndërmarrje publike do të jenë të hapura edhe për investitor. Ne mendojmë që është një nga mënyrat. Mërgata jonë të jetë edhe pjesë e këtyre. Ne do t’i respektojmë rezolutat e Kuvendit sa i përket Telekomit, me neve do të ketë punë shumë më shumë për prokurorinë, ju e dini që janë afër 200 prokurorë. Janë rreth 200 prokurorë në Kosovë dhe ata ose do të ribëhen siç e kanë emrin, ose nuk do t’i mbijetojnë trysnisë qytetare. Nuk do të shkoj veç Lumezi, por do të shkojnë plot. S’do të kthehet veç Elezi, por do të kthehen plotë të tjerë. Ne do ta rrisim shtetin e Kosovës si mbikëqyrës dhe si mirëmbajtës. Do të bëjmë pesëfishimin e inspektorëve të punës, të shëndetësisë, të tregut, mjedisit, ndërtimtarisë,” ka thënë Kurti.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll