Bota

Kurti: Familjet me të ardhura 5 mijë euro në vit, do tii mbështesim 150 euro për fëmijë 

4 Shkurt 2021, 20:18 Nga DOSJA
Kurti: Familjet me të ardhura 5 mijë euro në vit, do tii

KOSOVË- – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se nëse vjen në pushtet do të ndihmojë familjet që kanë fëmijë. Në një intervistë për “Debatpernime” ai ka deklaruar se do të ndihmojë familjet me fëmijët nën 2 vjeç me 20 euro në muaj, ndërsa me 10 euro në muaj do tu jepen familjeve që kanë fëmijë deri në 16 vjeç. Kurti gjithashtu ka thënë se do të ndihmojnë edhe familjet në varësi të fëmijëve dhe të të ardhurave që kanë.

“20 euro në muaj për fëmijët deri në 2 vjeç, 10 euro në muaj për fëmijët deri në 16 vjeç, familjet me të ardhura vjetore deri në 7 mijë euro të do t’i mbështesim me 50 euro për fëmijë, familjet me të ardhura vjetore deri në 6 mijë euro do t’i mbështesim me 100 euro për fëmijë, familjet me të ardhura vjetore deri në 5 mijë euro do t’i mbështesim me 150 euro për fëmijë”, ka thënë Kurti

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll