Bota

Origjina e COVID-19, kreu i ekspertëve të OBSH-së që po hetojnë në Wuhan: Virusi nuk ka dalë nga laboratori!

4 Shkurt 2021, 19:57 Nga DOSJA
Origjina e COVID-19, kreu i ekspertëve të OBSH-së që po

WUHAN– Kreu i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilët po hetojnë në Wuhan për origjinën e koronavirusit ka dalë në disa përfundime.

Në një bisedë me Agjencinë Franceze, Peter Ben Emparek deklaroi se sipas tyre, koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori famshëm i Wuhan-it.

Peter Ben Emparek është një nga 10 ekspertë të OBSH-së të cilët arritën muajin e kaluar në Kinë për të hetuar në lidhje me paraqitjen e Covid-19.

Grupi shkoi në Institutin e Virologjisë Wuhannë Kinën qendrore vetëm pasi qëndruan 14 ditë të karantinuar në Kinë.

Ben Ebarek u shpreh se ai kishte “biseda shumë të sinqerta” me bashkëbiseduesit e tij kinezë, të dobishëm “për të kuptuar” pozicionin e tyre në lidhje me prentedimet se ishin ata të cilët nxorrën virusin që tashmë ka gjunjëzuar botën.

Ishte shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo ai që fajësoi Kinën në mes të janarit, ndërsa nuk kanë qenë të pakta edhe akuzat e Donald Trumpit.

Deri më tani, asnjë provë nuk i ka konfirmuar pretendimet. Grupi i hetuesëve të OBSH-së do të përfundojë misionin e tij në Wuhan javën e ardhshme, sipas Ben Ebarek.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekipi i obsh wuhan ekipi i obsh wuhan

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 19:19

ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...