Bota

Vaksina ruse në Gjermani, Merkel: Nëse miratohet nga EMA është e mirëpritur 

4 Shkurt 2021, 21:16 Nga DOSJA
Vaksina ruse në Gjermani, Merkel: Nëse miratohet nga EMA

GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel duke se i ka hapur rrugë vaksinës ruse për përdorim në vend. The Sun shkruan se, Merkel s ka kthyer sërish sytë nga vaksina ruse edhe pse më parë ajo e ka refuzuar atë. Në një dalje publike, Merkel ka thënë se nëse Sputnik V do të miratohet nga Agjencia Evropiane e Barnave është e mirëpritur në Gjermani. Në lidhje me këtë, Merkel ka folur edhe me Presidentin rus Putin, i cili e ka siguruar për efikasitetin e vaksinës.

Kushdo që aplikon në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) për miratim është i mirëpritur. Unë bisedova me Presidentin rus pikërisht për këtë. Ne shënuam të dhënat e mira për vaksinën ruse. Çdo vaksinë është e mirëpritur në Bashkimin Evropian, por vetëm ato që sjellin të dhënat e nevojshme nga EMA do të aprovohen,” ka thënë Merkel.

Vaksina e Sputnik V konsiderohet me efikasitet 91%. Ajo është miratuar në 16 vende deri tani.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel vaksina sputnik v angela merkel vaksina sputnik v

Sondazh

Poll