Bota

Vizita në Skënderaj, Kurti: Nuk kam pasur mbrojtje speciale

4 Shkurt 2021, 20:28 Nga DOSJA
Vizita në Skënderaj, Kurti: Nuk kam pasur mbrojtje speciale

KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka pasur mbrojtje personale dhe speciale kur ka vizituar komunën e Skënderajt. Në një intervistë per “Debatpernime” ai ka thënë se ka shkruar me një makinë policie, me të cilën udhëton gjithmonë. Tubimi në Skënderaj ishte i mbushur plotë me njerëz dhe ndodhën disa incidente të vogla tha Kurti.

“Kurrfarë njësie speciale nuk më kanë përcjellur mua, unë kam shkuar me një veturë të policisë, siç kam shkuar gjithmonë. Me atë veturë sot isha edhe në Ferizaj, unë po kthehem direkt këtu nga atje. Kishim paralajmëruar një takim me qytetar atje (në Skenderaj), ai ishte i mbushur përplotë dhe sa më përket mua, gjatë tubimit atje, ishte thjeshtë – ishte lokali i vogël për numrin e madh që merrnin pjesë, kam dëgjuar zhurmë përjashta, më kanë gjuajtur me gjësende, por ju e dini që unë e kuptoj, ndonëse nuk e mirëkuptoj sikletin e kundërshtarëve dhe të atyre që fatkeqësisht ju shërbejnë atyre”, ka thënë Kurti.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll