Bota

Spital Covid, VV: Nuk do të ndërtohet. Deri në fund të viti do të vaksinohen 60% të popullsisë 

4 Shkurt 2021, 20:43 Nga DOSJA
Spital Covid, VV: Nuk do të ndërtohet. Deri në fund të viti

KOSOVË- Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia ka deklaruar se në Kosovë nuk do të ndërtohet një spital Covid-i. Në një intervistë për “Debatpernime”, Vitia ka thënë se nuk do të investohet në një vend si Kosova ku ka munges të specialistëve dhe materialeve.

“Një spital i veçantë për COVID-19 nuk ka dhënë rezultate të mira. Nuk do të investojmë në një spital të veçantë e sidomos në një vend si Kosova ku kemi mungesë të resurseve materiale dhe të specialistëve,”tha Vita.

Në lidhje me vaksinimin e popullsisë Vitia ka thënë se deri në fund të vitit 2021 do të vaksinohen 60% të popullsisë.

“Ne synojmë që deri në fund të vitit të sigurohen vaksinat për t’i vaksinuar minimum 50% deri në 60% të popullatës”,ka përfunduar ai.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora arben vitia zgjedhjet ne kosove arben vitia zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll