Bota

Kurti: Do të ndihmohen të rinjtë, qeveria e mëparshme ishte jolegjitime, vendimet e saj do të rishikohen

4 Shkurt 2021, 19:52 Nga DOSJA
Kurti: Do të ndihmohen të rinjtë, qeveria e mëparshme ishte

KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nëse vjen në pushtet vendimet e para që do të marrë janë të rishikojë vendimet e marra nga qeveria Hoti. Një një intervistë per “Debatpernime” ai ka deklaruar se dy çështjet kryesore të qeverisjes së tij do të jetnë drejtësia dhe punësimi i të rinjve.

“Ndër vendimet e para që do të bëjmë, për të mos thënë i pari, do të jetë që nga kjo qeveri që prej fillimit ishte jolegjitime e që pastaj edhe Kushtetuesja tha se ishte jolegale dhe jokushtetuese, do ta bëjmë një rishikim të të gjitha atyre vendimeve dhe natyrisht që shumicën dërrmuese të tyre do kthejmë prapë dhe do t’i hedhim poshtë.Drejtësia dhe punësimi. S’po themi drejtësi në gjykata, por në institucione, drejtësi sociale. Punësim me kushte të dinjitetshme, pa rrezik dhe diskriminim. Gjysma e rinisë janë të papunë dhe shumica e të punësuarve s’janë në profesion të tyre. Do ta lidhim arsimin profesional me tregun e punës për zvogëlimin e hendekut” tha Kurti.

Kurti gjithashtu ka folur edhe për shkollimin e të rinjve në Kosovë. Kurti është shprehur se do të nxjerrin qytetarët nga varfëria ekstreme dhe do të ndërhyjnë për të punësuar të rinjtë në mënyrë që të moj emigrojnë.

“Do ta lidhim arsimin profesional me tregun e punës. Për ne suksesi do të jetë kur emigrimin e zëvendësojmë me punësim, ndërkaq korrupsionin me drejtësi. Për bizneset do të kujdesemi… Këtu do të ndërhyjmë me politika sociale me ç’rast, brenda mandatit tonë, të gjithë qytetarët tanë që jetojnë me më pak se një euro në ditë, do t’i nxjerrim nga varfëria ekstreme. Duke i nxjerrë nga varfëria njerëzit, ne mundësojmë t’i nxjerrim nga mjerimi social duke u fokusuar tek fëmijët dhe gratë. Pesë shtëpi për pleqtë në Kosovë, 150 çerdhe për fëmijët anembanë komunave dhe për gratë e papuna, që linin, do të marrin pagën minimale. Do t’i ndajmë edhe njëmijë bursa” ka thënë Kurti.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 19:19

ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...