Aktualitet

Reshjet gjatë natës në vend, ARRSH: Qarkulloni me zinxhirë, kontraktorët janë në gadishmëri

25 Janar 2021, 10:55 Nga DOSJA
Reshjet gjatë natës në vend, ARRSH: Qarkulloni me zinxhirë,

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën e rrugëve pas përmbytjeve në vend.  Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim në mediat sociale bën me dije se nuk ka pasur shumë probleme në rrugët kombëtare dhe se qarkullimi vijon normalisht.

ARSH bën të ditur se në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë.

“Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtareGjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.Rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithe kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirëKontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet., sqaron ARRSH.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsh moti i keq ne shqiperi arsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll