Aktualitet

Përmbytet sërish Shkodra! Bashkia: 1330 sipërfaqe toke nën ujë, hidrometri në Dajç kalon kuotën maksimale, rruga e Oboti

25 Janar 2021, 08:59 Nga DOSJA
Përmbytet sërish Shkodra! Bashkia: 1330 sipërfaqe toke nën

SHKODËR– Përmbytjet kanë përkeqësuar situatën në qytetin e Shkodrës, pas kohë pasi u duk se zona ra në qetësi. Bashkia bën të ditur se janë 1330 sipërfaqe toke nën ujë, ndërkohë që rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm ndërsa ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Situata paraqitet me rrezik të shtuar pasi në Dajç hidrometri e ka kaluar kuotën maksimale, ndërsa në Liqenin e Shkodrës cdhe lumin Drin, hidrometri është pranë kuotës maksimale.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.58 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.
Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1330 Ha

1. Tokë e pakultivuar 398 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 890 Ha

3. Grurë 25 Ha

4.Dekorative 10 Ha

5.Pemtore 7 HaNj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.

2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

3. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 610 Ha
Grurë 15 Ha
Pemtore 5Ha
Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 170 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 260 Ha
Grurë 10 Ha
Decorative 10
Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz.

Tokë e pakultivuar 5 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha
Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021

Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë. Në fshatin Panarit të Korçës janë izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shkoder moti i keq ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll