Aktualitet

Sekuestrimi i pasurisë, Adriatik Llalla bën rekurs në Gjykatën e Lartë

25 Janar 2021, 09:30 Nga DOSJA
Sekuestrimi i pasurisë, Adriatik Llalla bën rekurs në

TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka dërguar rekurs në Gjykatën e Lartë. Rekursi i Llallës ka si qëllim për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për masën e sekuestrimit të pasurisë.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, kjo gjykate vendosi sekuestron e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll