Aktualitet

U qëllua sapo zbriti nga makina e tij, i riu nga Durrësi me disa identitete i përfshirë në trafikun e drogës

25 Janar 2021, 09:58 Nga DOSJA
U qëllua sapo zbriti nga makina e tij, i riu nga Durrësi me disa

DURRËS– Ilir Kuçi, i riu që u vra mbrëmjne e djeshme teksa po parkonte makinën e tij dyshohet të jetë vrarë për prishjen e pazareve të drogës. Ilir Kuçi i cili mban disa identitete ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh.

Edmir Bregu apo Ilir Kuçi, është qëlluar në kokë dhe në gjoks, plagë që i kanë marrë jetën. Dosja.al mëson se ndaj të riut janë bërë dhe disa denocime në polici pasi viktima në të shkuarën i kishte kërcënuar.

32 vjeçari u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli nga makina e tij luksoze në një lagje të qytetit bregdetar. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20 mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.16 të qytetit, ku sipas Policisë së Shtetit gjithçka ka nisur për shkak të një konflikti të çastit.

Tre janë pistat kryesore ku është fokusuar grupi hetimor është ajo e konflikteve jashtë vendit, prishja e ndonjë pazari apo ndonjë konflikt i çastit që ka sjellë edhe ekzekutimin e tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmir bregu jetmir bregu edmir bregu jetmir bregu

Sondazh

Poll