Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në Devoll! S’ka shenja dhune, ekspertiza mjeko-ligjore nis nga puna, dëshmitarët: Është emigr

25 Janar 2021, 10:43 Nga DOSJA
Gjendet një trup i pajetë në Devoll! S’ka shenja dhune,

KORÇË– Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në një përrua në zonën e Devollit. Dyshimet paraprake janë që ai është një emigrant i paligjshëm. Ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë të ditur se nga kqyrjet paraprake të trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, gjë që ngre dyshimet se viktima mund të ketë ndërruar jetë aksidentalisht.

Trupi i pajetë është dërguar në morg, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes, ndërsa grupi hetimor po punon për të identifikuar viktimës.

Kufoma u gjet mëngjesin e sotëm nga kryeplaku i fshatit dhe banorë të tjerë të zonës, të cilët pretendojnë se viktima ishte shpallur në kërkim nga policia e kufirit pas denoncimit që kishin bërë grupi i emigrantëve të paligjshëm për humbjen e të afërmit të tyre. Sipas tyre, ai mund të ketë ndërruar jetë gjatë përpjekjeve për të për të kaluar përroin e fshatit, i cili e ka marrë me rrjedhën për shkak të prurjeve të mëdha.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet devoll gjendet trupi i pajet ne devoll devoll gjendet trupi i pajet ne devoll

Sondazh

Poll