Aktualitet

Qiriu i vë flakën shtëpisë në Fier, burrë e grua u shpëtojnë flakëve

25 Janar 2021, 09:04 Nga DOSJA
Qiriu i vë flakën shtëpisë në Fier, burrë e grua u

FIER– Dy persona, burrë e grua kanë shpëtuar mrekullisht pasi zjarri ka përfshirë banesën e tyre.

Mësohet se ngjarja është raportuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:40. Çifti i bashkëshortëve ndodheshin në banesën e tyre në lagjen “8 shkurti” në Fier, kur një qiri i ndezur i ka bënë flakën tapetit.

Pas tapetit, kanë marrë flakë edhe orenditë e tjera, duke bërë që të rrzikohet jeta e bashkëshortëve që ndodheshin brenda.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke nxjerrë dhe çiftin nga banesa. Fatmirësisht të dy persona nuk kanë marrë asnjë plagë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne fier fier digjet shtepia ne fier fier

Sondazh

Poll