Aktualitet

Sot i bënë copash mjetin, kush është Nikolin Shqau, biznesmeni që tatimet i bllokuan resortin në Shkodër, letra kundrejt

25 Janar 2021, 10:18 Nga DOSJA
Sot i bënë copash mjetin, kush është Nikolin Shqau,

SHKODËR– Nikolin Shqaut, biznesmenit të cilit sot i shkatërruan mjetin e llojit “Tiguan”, në vitin 2018, i është bllokuar një nga restorantet në Shkodër, me emrin “San Francisco”. Dosja.al mëson se më 29 korrik, Drejtoria e Tatimeve bllokoi disa resorte pr moslëshim të kuponit tatimor, mes tyre edhe resortin “San Francisco”, i cili ndodhet në lagjen ‘Vasil Shanto’ në Shkodër dhe është në pronësi të Shqaut.

Pas kësaj ngjarjeje, biznesmeni shkroi një letër publike për kryeministrin Edi Rama, ku shkruante se punonjësit e institucioneve të taksave u bien ‘në qafë’ bizneseve dhe u vendosin gjoba të padrejta. Në letër, Shqau shtonte se ai vetë ishte treguar i rregullt m çdo procedurë dhe se shpresonte që një ditë shteti të pajtohej me popullin, e jo të luante rolin e xhandarit.

Letra e plotë e Nikolin Shqaut:

I nderuar Zoti Kryemisnister, Ne jemi nje biznes familjar ne qytetin e Shkodres (San Francisco Restorant) me adresa rruge Kol Idromeno, lagje Vasil Shanto ku kemi te punësuar 16 puntore dhe 12 kursant nga shkolla profesionale Hamdi Bushati. Si nje dite si cdo dite përballemi me sakrifica te medha per te mbajtur punëtoret ne pune dhe per ti siguruar familjes sime buken e gojes. Nuk te di si është puna por punonjësit e institucioneve te taksave na bijne ne qafe duke na vene gjoba krejtesisht te padrejta dhe me ne fund duke na mbyllur biznesin ne mënyre krejt te padrejte.

Ne jemi ne rregull me te gjitha dokumentacionet qe i nevojiten çdo biznesi dhe jemi krejt ne rregull me ligjin duke paguar taksat rregullisht sipas detyrimeve.  Jam shumë i revoltuar ndaj ketyre individëve qe ne mënyre te qëllimshme per te ndihmuar konkurrencën e pandershme vijne dhe na vendosin gjoba ne menyr krejt te padrejte dhe na bllokojne edhe biznesin. Edhe turpi ka marren e vet. Institucionet i ka mbuluar korrupsioni dhe po nuk pagove nuk te len te besh biznes. Këtu është bjeri atij qe është ne rregull me ligjin se te te parregulltit i kan gati per te shtuar ofertën e pagesave.

Shteti mbahet me taksat e biznesit ne këmbe, nuk e di ku e ka leverdinë shteti per te mbyllur biznesin kur i paguan detyrimet ne rregull, kur ne nje kohe une e di se shteti do te mbledh taksa sa me shume qe te ofroje sherbime ndaj qytetarit. Nga rruga 28 Nentori dhe ne rrugen Kol Indromeno jane shume biznese si me mundime shume te medhaja dhe ne menyre krejtesisht te ndershme pagaujne detyrimet shtetit, por ka edhe nga ata bisnese ne pedonale ne qender te qytetit qe ushtrojne te njejtin aktivitet si ne ushtrojme qe nuk paguajne taksa madje nuk jan te regjistruar fare si biznes.

Jetoj me shprese se nje dite shteti do pajtohet me popullin e vet dhe jo te sillet si xhandare me biznesin. Nuk e di se ku te ankohem dhe kujt ti ankohem per te drejten time per te vazhduar te ushtroj biznesin pa u dhunuar ne qytetin e Shkodrës ju letemi merreni ne konsiderat ankesen time. Pronari i restorantit Nikolin Shqau.

Sot Shqau iu dëmtua makina, persona të paidentifikuar i thyen mjetin ‘Tiguan” që kishte të parkuar para shtëpisë dhe u larguan në drejtim të paditur. Shkaqet për sulmin mbeten ende të paqarta, ndërsa vetë Shqau është shprehur se nuk ka probleme me persona të tjerë dhe se nuk e di kuh mund të qëndrojë pas këtij sulmi.

(f.m/doja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll