Aktualitet

3 PISTAT/ Vrasja e 32-vjeçarit në Durrës, zbardhet skema e ekzekutimit nga mjeti i zi, Bregu u vra në ‘bazën’ ku kalont

25 Janar 2021, 09:02 Nga DOSJA
3 PISTAT/ Vrasja e 32-vjeçarit në Durrës, zbardhet skema e

DURRËS– Një ditë pas ekzekutimit të Jetmir Bregut, alias Edmir Bregu, alias Ilir Koçi, grupi hetimor ka nisur hetime, por nuk ka shumë ‘gjëra në dorë’. Dosja.al ka mësuar se mjeti me ngjyrë të zezë që autorët përdorën për tu larguar nga vendi i krimit nuk është identifikuar dot, për shkak të shiut dhe reshjeve të dendura. Si pasojë e motit, që siç duket ka qenë në ‘krahun’ e ekzekutorëve, në duart e hetuesve nuk është as lloji i makinës që u përdor në këtë vrasje dhe as targa e saj.

Qitësi, bashkë me ndihësit e kanë ndjekur këmbë pas këmbe shënjestrën e tyre një ditë më parë, deri në momentin që panë të përshtatshëm nisjen e sulmit. Në momentin që 32-vjeçari është parkuar në ‘bazën’ e tij, pranë shtëpisë së vjehrrit, qitësi, i ‘sistemuar’ në sediljen e pasme të makinës me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke i marrë jetën të riut. Plumbat në kokë e gjoks i morën jetën.

Dosja.al ka mësuar se pistat ku janë përqëndruar për momentin grupi hetimor janë tre. E para është për konfliktet që i riu mund të ketë pasur jashtë vendit, të cilat mund ta kenë shtyrë viktimën Jetmir (Edmir) Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, të ndryshonte tre herë identitet. Pista e dytë është ajo e prishjes së pazareve të drogës, ndërsa e treta ku po hetohet është ajo e konflikteve që i riu ka pasur në Durrës, ku qarkullonte me mjete luksoze dhe shoqërohej me persona me precedent penalë. Por ka edhe një pistë që ende nuk është konfirmuar në rrugë zyrtare. Mendohet se Bregu është administratori i faqes “Antidroga” në Instagram dhe kishte postuar disa pamje kompromentuese për gruan e personit që dyshohet se ka shtënë mbi të. Pas një sherri për fshirjen e pamjeve, duket se Bregu nuk ka pranuar dhe është ekzekutuar. Megjithatë ky version ende nuk është verifikuar nga autoritetet. 

Burime nga grupi hetimor tregojnë se Jetmir (Edmond Bregu) alias Ilir Kuçi ishte denoncuar shumë herë nga banorët e qytetit të Durrësit për kanosje. Dosja.al ka mësuar se në emër të 32-vjeçarit nga Hasi me tre identitete janë bërë një sërë kallëzimesh nga qytetarë të Durrësit, të cilët pretendonin se i riu i kërcënonte me jetë.

Nga ana tjetër, më shumë se dhjetë persona janë shoqëruar në Komisariatin e Polciisë së Durrësit, pasi do të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit me tre emra. I riu la pas të shoqen dhe një fëmijë, djalë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond bregu ilir kuci jetmir bregu vritet jetmir bregu edmond bregu ilir kuci jetmir bregu vritet jetmir bregu

Sondazh

Poll