Aktualitet

I thyen makinën me shufër hekuri, biznesmeni tregon ‘kokëfortin’ që mund të fshihet pas sulmit: Më kërkoi ta merrja n

25 Janar 2021, 10:42 Nga DOSJA
I thyen makinën me shufër hekuri, biznesmeni tregon

SHKODËR– Nikolin Shqau, biznesmeni të cilit mëngjesin e sotëm i thyen makinën me shifër hekuri, ka treguar se cili person mund të fshihet pas këtij sulmi. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se ka qene vetë biznesmeni Shqau që ka rrëfyer se mund t’ia ketë thyer mjetin “Tiguan”, një person që kishte kërkuar që Shqau ta merrte në punë.

Biznesmeni e kishte refuzuar shumë herë, por personi ‘kokëfortë’ këmbëngulte sërish që Shqau ta merrte në punë. Duke qenë se biznesmeni nuk ia ka realizuar dëshirën, personi në fjalë, të cilit ende nuk i dihet identiteti, mund të jetë hakmarrë ndaj Shqaut.

“Është një person, më kërkoi që ta marr në punë tek bizneset e mia, kam refuzuar për një sërë arsyesh,”- ka thënë Shqau.

Sot Shqaut iu dëmtua makina, persona të paidentifikuar i thyen mjetin ‘Tiguan” që kishte të parkuar para shtëpisë dhe u larguan në drejtim të paditur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nikolin shqau sulmohet makina e biznesmenit nikolin shqau nikolin shqau sulmohet makina e biznesmenit nikolin shqau

Sondazh

Poll