Aktualitet

Akuzohet për falsifikim dokumentash, shtyhet për në 5 shkurt seanca e rradhës për gjyqtarin Luan Dacin

25 Janar 2021, 09:06 Nga DOSJA
Akuzohet për falsifikim dokumentash, shtyhet për në 5 shkurt

TIRANË– Seanca e radhës për gjyqtarin Luan Daci është shtyrë për në 5 shkurt. Seanca ndaj gjyqtarit është shtyrë për konkluzionet e prokurorisë. Gjyqtari Luan Daci është dënuar në Shkallën e Parë për falsifikim dokumentesh.

Pak muaj më parë Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për falsifikim dokumentash. Ky i fundit u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare.

Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi ndaj luan dacit gjyqi ndaj luan dacit

Sondazh

Poll