Politike

Spitali në Fier! Hapet kantieri, Rama shkon vetë me dy ministret, kërkesë kompanisë turke: T’u ofrohet punësim prona

22 Janar 2021, 10:28 Nga DOSJA
Spitali në Fier! Hapet kantieri, Rama shkon vetë me dy ministret,

FIER– Nis puna për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit me financim nga shteti turk. Sot, është hapur kantieri i ndërtimit, ku kryeministri Edi Rama ka shkuar për të inspektuar punimet që do të zgjasin për rreth 3 muaj. Bashkë me Ramën, në terren për inspektime ishin edhe dy ministret, Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku.

Teksa shikonte nga afër, hedhjen e themeleve, numri një i qeverisë bëri kërkesën e tij ndaj ndërtuesëve turk, që familjet e shpronësuara të punësoheshin në kantier. 

“Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë” – tha Rama. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, tha se në spitalin që pritet të ndërtohet do të ketë edhe një pavion COVID, si pjesë e projektit për rritjen e kapacitetit.

Ndërkohë që banorët e zonës, njëkohësisht edhe pronarët e tokës ku do të ndërtohet godina, janë shprehur hapur se janë kundër këtij projekti. Por kryebashkiaku Armando Subashi, gjatë një takimi me ta u ka bërë të qartë se spitali do të ndërtohet me ose pa pëlqimin e tyre. Megjithatë u ka premtuar marrjen e një dëmshpërblimi.

Lidhur me investimin turk në Shqipëri, ka reaguar edhe drejtoresha e “Open Data”, Aranita Brahaj, e cila ka publikuar dokumenta që sipas saj tregojnë qartë se punimet janë akt vepre penale, pasi kryeministin Edi Rama se ka shkelur strategjinë e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Ndërtimi i spitalit të Fierit pritet të kushtojë 60-70 milionë euro. Spitali pritet të jetë gati brenda tre muajsh, ndërsa për ndërtimin e tij do të angazhohen gati 1200 punëtorë, 20-30% e tyre pritet të jenë shqiptarë. Premtimin për ndërtimin e godinës së re, numri një i qeverisë shqiptare e mori pak javë më parë teksa po vizitonte presidentin turk Recep Tajip Erdogan.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fier spitali i fierit edi rama fier spitali i fierit

Sondazh

Poll