Politike

Pyjet në Shqipëri/ Klosi: Të mos jetë vetëm sipërfaqe e bukur por dhe prodhuese! Është aset europian

22 Janar 2021, 08:43 Nga DOSJA
Pyjet në Shqipëri/ Klosi: Të mos jetë vetëm

TIRANË– Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë interpelancës për pyjet në vend u shpreh se nuk janë vetëm sipërfaqe të bukura por dhe prodhuese. Klosi u shpreh se ligji i ri për pyjet është proçes që i shërben gjeneratave me rradhe për vlerën që ka. Ajo që duhet të bëjmë të gjithe ne, sipas Klosit është që ta mirëadministratojmë, kjo ishte një thirrje e drejtëpërdrejtë për Bashkitë.

Ministri tha se pyjet janë aset europian, mirëpo në vendin tonë shihet si një akses për të prodhuar dru dhe për tu ngrohur. Ai u ndal dhe tek mbjellja e pemëve që sipas tij është në rrugë të mbarë.


FJALA E KLOSIT:

Ligi i ri i cili që kemi miratuar në vitin 2020 është një punë e përbashkët, të gjithë kolegët kanë qënë të përfshirë, ligji i ri vjen si kërkesë e tre dekadave. Ajo që duam të realizojmë me ligjin e ri, është një proces që nuk i shërben vetëm njerëzve por dhe gjeneratave për sa i përket vlerës së këtij objektivi. Ajo që na duhet është të kemi një ndarje të qartë të kompetencave, të kemi një mirëadministrim për këtë pasuri kombëtare, duke kërkuar involvimin e trupës pedagogjike, profesorët e institutit bujqësor. Bashkitë të jenë me kompetenca të plota për mvrojtjen e pyjeve, dhe ta ndjenë pyjet si pronë. Pylli të mos jetë sipërfaqe e bukur por prodhuese. Plani që kemi është që të administrohet pylli si e ardhur e rëndësishme e bashkive. Sot shikohet vetëm si akses për të prodhuar drutë për ngrohje të popullatës. Tashmë jo vetëm ta shikojmë si aspekt. E fundit është që pyjet si aset i rëndësishëm kombëtar, të jenë shumë më tepër në raport me investimet e donatorëve të ndryshëm në vendin tonë, të jenë më shumë për projektet rajonale dhe europiane. Ne do donim shumë ta shtonim dhe shumonim. Është aset europian.Viti 2020 na bllokoi në kuadër të aksioneve të mëdha. Mbjellja e pemëve është tejkaluar në numrin e tij. Pemët e mbjella që kanë pasur zhvilluesit në vendin tonë, pemët e mbjella për bujqësinë e që kanë krijuar frut, puna e madhe e bashkive, pemë dekorative në shumicën e tyre. Them se ja kemi dalë, shumë faleminderit dhe një herë por duhet të falenderoj dhe kolegët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi blendi klosi per pyjet blendi klosi blendi klosi per pyjet

Sondazh

Poll

Politike 21 Janar 2021, 21:26

TIRANË– Mediat ruse nuk e kanë pritur mirë shpalljen ‘non grata’ të diplomatit rus, Alexey Krivosheev nga Ministria e punëve të Jashtme n...