Politike

Përplasjet/ Klosi: Ligji ka debat me profesorin për pyjet që prodhojnë fruta. Peri: Diskutimin e kemi prej disa kohësh, e m

22 Janar 2021, 09:08 Nga DOSJA
Përplasjet/ Klosi: Ligji ka debat me profesorin për pyjet që

TIRANË– Gjatë interpelancës për pyjet doli në pah dhe një diskutim që Ministri Blendi Klosi dhe profesori i mjedisit, Leonidha Peri kanë pasur së bashku në lidhje me mbjelljen e pemëve. Ishte Klosi ai që theksoi se ligji ka hasur debat me Perin për pyjet që prodhojnë fruta apo tradicionale. Peri gjatë fjalës së tij tha se prej diskutimit secili mëson e se beson se janë në të njëjtën linjë me ministrin.


BISEDA:

KLOSI: Ligji ka debat me profesor Leonidhën me pyjet që prodhojnë fruta apo ato tradicionale, ne mbështesim shumë për krijimin e sipërfaqeve të reja. Na duhet që me punën që do bëjë agjensia e pyjeve, Bashkitë të kenë planin e tyre të menaxhimit, është një detyre që do e bëjnë Bashkitë. Nuk i kërkojmë plane 10 vjecare, është e vështirë të krijohet nga një bashki,por me periudha 2 vjecare pasi është e nevojshme që të kuptojnë se është pasuri që i takojnë atyre. nëse ka ekonomi, janë problematika që ekonomia i zgjidh sa më shpejt. Na duhet që Bashkitë të jenë të qarta për pasuritë e mëdha që po marrin.

Leonidha Peri: Para se të them disa gjëra, në lidhje me diskutimin që e kemi prej disa kohësh me ministrin por e mira është se mësojmë nga njëri tjetri, unë jam angazhuar, pasi më shumë se gjysmën e sipërfaqeve e kam propozuar me gështenja besoj se jemi në të njëjtën linjë dhe me diskutimin për atë që tha ministri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi per pyjet leonidha peri blendi klosi per pyjet leonidha peri

Sondazh

Poll

Politike 21 Janar 2021, 21:26

TIRANË– Mediat ruse nuk e kanë pritur mirë shpalljen ‘non grata’ të diplomatit rus, Alexey Krivosheev nga Ministria e punëve të Jashtme n...