Politike

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese/ Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim takohet me anëtarët e KLGJ-së

22 Janar 2021, 08:25 Nga DOSJA
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese/ Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim në Gjykatën e Lartë me zv.kryetari i GJK, Sokol Sadushi dhe anëtarët e KLGJ-së.

Takimi u fokusua te roli thelbësor që ka bërja efektive e Gjykatës së Lartë. Kim shkroi në Twitter se në takim u diskutua edhe mbi nismën e ndërmarrë nga Projekti “Justice for all” (USAID) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëpërmjet nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mbi përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura.

“Krahas diskutimeve mbi masat e marra nga Gjykata e Lartë për të organizuar me sa më efektshmëri situatën në të cilën ajo ndodhet për uljen e backlogut, në takim u diskutua edhe mbi nismën e ndërmarrë nga Projekti “Justice for all” (USAID) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëpërmjet nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mbi përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, si një vlerë e shtuar në performacën e kësaj gjykate, si edhe angazhimi për plotësimin e trupës së gjyqtarëve në vijimësi, e cila do të finalizojë me sukses edhe emërimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese“, thuhet në njoftim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese yuri kim gjykata kushtetuese yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 21 Janar 2021, 21:26

TIRANË– Mediat ruse nuk e kanë pritur mirë shpalljen ‘non grata’ të diplomatit rus, Alexey Krivosheev nga Ministria e punëve të Jashtme n...