Politike

Pyjet janë aset europian! Klosi mbledh grupin e ekspertëve, kërkon organizim të bashkive, thirrja: Evidentoni rastet e shkel

22 Janar 2021, 08:34 Nga DOSJA
Pyjet janë aset europian! Klosi mbledh grupin e ekspertëve,

TIRANË– Pyjet janë aset europian dhe duhen mirëmbajtur nga çdo bashki në vend! Kjo ishte thirrja e përsëritur e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosit gjatë interpelancës së mbajtur ditën e sotme me grupin e interesit të përbërë nga përfaqësues të Shoqatës së Përdoruesve të Pyjeve, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ekspertë të fushës. Në nisje të fjalës së tij ministri theksoi se pyjet shihen në vend si një aset i bukur e se përdoren vetëm për ngrohje, mirëpo sipas tij ato janë më tepër se kaq. Klosi theksoi se për Bashkitë pyjet janë shumë të rëndësishme pasi gjenerojnë para.

Ministri përmendi dhe pandeminë, duke thënë se viti që shkoi i bllokoi më shumë për të përmbushur synimet që kishin vënë për këtë çështje, ndërsa shtoi se këtë vit do të punohet më shumë për shtimin dhe shumimin e tyre. Një çështje që u prek gjatë interperlancës ishte dhe përplasja që pedagogu Leonidha Peri dhe ministri Klosi kanë pasur në lidhje me mbjelljen e pemëve, nëse do të ishin me fruta apo tradicionale. Mirëpo Peri bëri të ditur se janë në të njëjtën linjë e se nga diskutimet mësohet.

Klosi i bëri thirrje Bashkive që të bëjnë një administrim më të plotë të pyjeve pasi ato i gjenerojnë shumë të ardhura. Ajo që ministri kërkoi nga institucionet ishte që të deklarojnë shkeljet që bëhen ndaj pyjeve dhe ti raportojnë tek organet kompetente.

(a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi blendi klosi per pyjet blendi klosi blendi klosi per pyjet

Sondazh

Poll

Politike 21 Janar 2021, 21:26

TIRANË– Mediat ruse nuk e kanë pritur mirë shpalljen ‘non grata’ të diplomatit rus, Alexey Krivosheev nga Ministria e punëve të Jashtme n...