Dëbimi i diplomatit/ REUTERS: Rusia paralajmëron Shqipërinë, veprimi solli dëmtimin e marrëdhënieve dypalëshe
22 Janar 2021, 09:24Nga DOSJA
RUSI– Ministria e jashtme e Rusisë paralajmëron Shqipërinë për dëbimin e diplomatit rus, shkruan Reuters.
‘Një veprim që kishte për qëllim dëmtimin e marrëdhënieve dypalëshe. Diplomati rus u urdhërua të largohej nga Shqipëria të enjten për rregulla të dobëta për të frenuar pandeminë’– shkruhet ne artikull.
Dëbimi i diplomatit Alexey Krivosheev u bë pasi ai ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme karantinën gjatë muajit prill duke lëvizur jashtë orarit të lejuar. E njëjta praktikë është ndjekur vazhdimisht nga diplomati rus edhe pse qeveria shqiptare kishte ndaluar lëvizjet. Krivosheev është parë edhe të dilte pa maskë në ambiente publike. Ai ka 72 orë kohë që të largohet nga Shqipëria.
Ky vendim u bë publik ditën e djeshme nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri. Në njoftimin zyrtar, Ministria shkruante se qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme lidhur me shkeljet e diplomatit, dhe se pavarësisht se është paralajmëruar, Krivosheev nuk ka ndryshuar qëndrim.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministri Blendi Klosi iu drejtua Bashkive gjatë interpelancës që mbajti ditën e sotme për pyjet në vend. Klosi tha se për Bashkitë, pyjet janë shum...
TIRANË– Gjatë interpelancës për pyjet doli në pah dhe një diskutim që Ministri Blendi Klosi dhe profesori i mjedisit, Leonidha Peri kanë pasur së bashku në...
TIRANË– Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë interpelancës për pyjet në vend u shpreh se nuk janë vetëm sipërfaqe të bukura por dhe prodhue...
TIRANË– Pyjet janë aset europian dhe duhen mirëmbajtur nga çdo bashki në vend! Kjo ishte thirrja e përsëritur e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, ...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim në Gjykatën e Lartë me zv.kryetari i GJK, Sokol Sadushi dhe anëtarët e KLGJ-...
TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” aty ku diskutoi në lidhje me shëndetësinë në vend si dhe proce...
TIRANË- Avokati i familjarëve të vrarë të 21 janarit Dorian Matlia tha në Open se nuk sheh shpresë në veprimin e policisë për hapjen e dosjes.Se me reformë...
Politike21 Janar 2021, 21:26
TIRANË– Mediat ruse nuk e kanë pritur mirë shpalljen ‘non grata’ të diplomatit rus, Alexey Krivosheev nga Ministria e punëve të Jashtme n...
TIRANË- Sekreari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ëhstë përgjigjur analistit Andi Bushati, pasi ky i fundit tha se PS-ja kishte graduar një nga perso...