Politike

Ministria e Jashtme Ruse komenton dëbimin e diplomatit nga Shqipëria: Provokim i qartë! Nuk do mbetet pa përgjigje

22 Janar 2021, 09:38 Nga DOSJA
Ministria e Jashtme Ruse komenton dëbimin e diplomatit nga Shqipëria:

RUSI– Shqipëria do të pendohet për vendimin për të dëbuar diplomatin rus nga Tirana, tha Zëvendës Ministri i Jashtëm Aleksandër Grushko për RIA Novosti .

Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” komentoi Grushko.

Një nga parimet kryesore në diplomaci është reciprociteti, askush nuk e anuloi atë, tha më tej ai.

Kjo është hera e parë që një diplomat rus përjashtohet këtë vit, shkruan më tej media ‘RIA’. Në vitin 2020, hapa të tillë u ndërmorën në Bullgari, Hollandë, Austri, Sllovaki dhe Republikën Çeke, mirëpo për akuza për spiunazh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 21 Janar 2021, 21:26

TIRANË– Mediat ruse nuk e kanë pritur mirë shpalljen ‘non grata’ të diplomatit rus, Alexey Krivosheev nga Ministria e punëve të Jashtme n...