Politike

Goditja nga pandemia/ Ministria e Financave: Shtyhet afati për ‘Garancinë Sovrane 2’ deri në 30 qershor

22 Janar 2021, 09:54 Nga DOSJA
Goditja nga pandemia/ Ministria e Financave: Shtyhet afati për

TIRANË– Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë me dije se ka miratuar shtyrjen e afatit për aplikime në kuadër të përfitimit nga skema e garancisë shtetërore, e cila synonte rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar gjatë periudhës së pandemisë. 

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, MFE-ja thotë se miratoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), e cila ka vlerësuar të nevojshme një shtyrje tjetër të afatit për aplikim, pasi ka ende subjekte të interesuara për të përfituar nga kjo skemë. Kështu që është vendosur shtyrja e afatit deri më datë 30 qershor të këtij vitit.

“Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti, i të cilave është goditur nga pandemia e Covid-19.Deri në fund te muajit dhjetor 2020, që përkon dhe me afatin e fundit për aplikime sipas skemës së kësaj garancie, kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit, në favor, të të cilave janë miratuar kredi, linja kredie apo overdrafte, në një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë Lekë,”-thuhet ndër të tjera në njoftim. 

Sipas SHSHB-së, deri në fund te muajit dhjetor 2020 kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, duke marrë një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë Lekë. 

Garancia e dytë sovrane është në vlerën e 150 milionë dollarëve, do të jetë me normë interesi deri në 5%, dhe nuk mbulohet e gjitha nga shteti. Në këtë linjë të dytë shteti do të garantojë 60% të vlerës së kredisë ndërsa 40% mbulohet nga bankat.

Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti, i të cilave është goditur nga pandemia e Covid-19. Gjatë “boom-it” të infektimeve, shumë prej biznesve u mbyllën për disa muaj në mënyrë që të mos përhapnin infeksionin në vend. Ndërkohë që ka ende të tjerë që preken nga masat shtrënguese për shkak të orës policore, e cila është aktive nga ora 22:00-06:00.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike garancia sovrane ministria e financave garancia sovrane ministria e financave

Sondazh

Poll