Politike

‘Vjehrrin e nxorën nga spitali të pashëruar, e lanë poshtë pallatit’/ DENONCIMI i qytetarit ‘kap’ pa përgatitur Ma

22 Janar 2021, 08:13 Nga DOSJA
‘Vjehrrin e nxorën nga spitali të pashëruar, e lanë

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” aty ku diskutoi në lidhje me shëndetësinë në vend si dhe procesin që qeveria ka përdorur për të menaxhuar situatën nga Covid. Gjatë emisionit një qytetar denoncoi mjekët e spitalit Covid3, pasi sipas tij vjehrri i cili ka qenë mbi 1 muaj i shtruar në spital, është dërguar në shtëpi i pashëruar, në pamundësi dhe për të ecur, pa karrocë dhe pa kushtet e nevojshme. Kjo bie ndesh me deklaratat që kanë thënë më parë si ministrja Manastirliu ashtu dhe kryeministri Rama se pacientët pasi dalin nga spitali dërgohen deri në derën e shtëpisë me ambulancë.

Manastirliu u shpreh se duhet ta verifikojë si rast pasi është shumë konkret.

DENONCIMI: “Përshëndetje zoti Blendi, ju lutem pyeteni pak ministren. Vjehrri im ishte i shtruar në spitalin e Beratit 23 ditë dhe 10 ditë tek Covid 3 në Tiranë dhe është nxjerrë nga spitali i pa shëruar dhe në gjendje shumë të keqe. Ditën që e sollën, e lanë poshtë pallatit, një person që nuk ishte në gjendje as të ecte. Mjekësia jonë nuk zotëronte një karrozë, për ta sjellë pacientin deri në shtëpi, si ka mundësi që njerëziti nxjerrin nga spitali të pashëruar kur ndërkohë në media dalin dhe flasin për Covid 4 që shërben për rikuperimin e pecientëve mos të përmendim kalvarin që jemi duke ecur në shtëpi për të kontaktuar me mjekët”, thuhej në denoncim.

Manastirliu: Mund të jetë një shqetësim i drejtë, më duhet ta vërtetoj. Mjeku i familjes është i lehtë për t’u kontaktuar, dhe e gjen numrin e tij. Duhet ta verifikoj këtë rast, është shumë konkret për të folur…

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 21 Janar 2021, 21:26

TIRANË– Mediat ruse nuk e kanë pritur mirë shpalljen ‘non grata’ të diplomatit rus, Alexey Krivosheev nga Ministria e punëve të Jashtme n...