Bota

Publikoi video ku kërcënonte me vdekje kryeministrin maqedonas Zaev dhe presidentin Pendarovski, arrestohet 45-vjeçari

5 Janar 2021, 13:56 Nga DOSJA
Publikoi video ku kërcënonte me vdekje kryeministrin maqedonas Zaev

MAQEDONIA E VERIUT-Një 45-vjeçar nga Vevçani, emri i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar nga Policia maqedonase, pasi ka kërcënuar se do të vrasë kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski.

Sipas mediave, Policia ka informuar se 45-vjeçari me iniciale G.P në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një video kërcënuese, ku ka promovuar dhe nxitur urrejtje, diskriminim dhe dhunë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, në bazë të urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake, janë gjetur dhe konfiskuar laptop dhe mjete tjera lidhur me veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat,”-thuhet njoftimi i policisë. 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut stevo pendarovski zoran zaev maqedonia e veriut stevo pendarovski zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 11:55

PRISHTINË– Stafi i presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, pas deklaratave...