Bota

Kreu i LDK-së Mustafa ironizon deklaratën e Osmanit për t’u kthyer në parti: Dikush mund të dojë të bëhet dhe mbre

5 Janar 2021, 12:03 Nga DOSJA
Kreu i LDK-së Mustafa ironizon deklaratën e Osmanit për t’u

KOSOVË-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ironizuar deklaratën e presidentes në detyrë Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar për një kthim të mundshëm në LDK, nëse nga kjo parti largohej kryesia aktuale.

Në një intervistë për mediat Mustafa ka thënë me ironi se dikujt mund ti shkojë në mendje të bëhet edhe mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar.

“Nuk e shoh të arsyeshme të komentoj, çfarë kujt i bie ndërmend të deklarojë. Mund t’i bie ndërmend dikujt nga ne të bëhet edhe mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar, në qoftë së tërhiqet Elizabeta”, ka thënë Mustafa.

Osmani e ka kundërshtuar dhe më herët kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa. Ndërkohë, në një intervistë që ka dhënë ditën e djeshme, ajo ka thënë se njerëzit e LDK-së që besojnë në vlera mund t’i bashkohen iniciativës së saj të re.

“Njerëzve të LDK-së që besojnë që vlera dhe potenciali i tyre dhe nuk lejojnë që votat dhe besimi i tyre të keqpërdoret e kanë derën të hapur. Secili në LDK duhet ta ketë parasysh që a duan të jenë pjesë e një koncepti politik që e keqpërdor deri në masën më ekstreme besimin e votuesve. “Le të largohet kryesia e re e LDK-së, e le të vijnë të flasim për mundësinë e kthimit në LDK”, ka thënë ajo.

Në muajin qershor të vitit të kaluar, Vjosa Osmani është shkarkuar nga pozita e nënkryetare në LDK. Përplasjet në parti kanë nisur, pasi Osmani kishte shprehur publikisht pakënaqësitë e saja lidhur me prishjen e koalicionit mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithashtu, Osmani kishte kundërshtuar edhe formimin e Qeverisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me AAK dhe Nismën Socialdemokrate. Ndërkohë në zgjedhjet aktuale Osmani ka vendosur të garoj e vetme.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa vjosa osmani isa mustafa vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 11:55

PRISHTINË– Stafi i presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, pas deklaratave...

Bota 5 Janar 2021, 11:21

IRAN-Koreja e Jugut ka dërguar një delegacion në Iran për të kërkuar lirimin e një anijeje të tyren, e cila është kapur pranë ngushticës strategjike në Hormuzit...