Bota

Mutacioni i ri i Covid-19 në Afrikën e Jugut/ Ekspertët shprehen të shqetësuar: Varianti i ri mund të jetë rezistent ndaj

5 Janar 2021, 13:05 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19 në Afrikën e Jugut/ Ekspertët shprehen

AFRIKA E JUGUT– Mutacioni i ri i Covdi-19, i zbuluar në Afrikën e Jugut, mund të jetë rezistues ndaj vaksinave. Sipas BBC, profesor Shabir Madhi, i cili ka udhëhequr testimet e vaksinës së Oksfordit dhe AstraZeneca ka thënë se ky është një problem shqetësues.

“Ka një shqetësim teorik, një shqetësim të arsyeshëm, se varianti afrikano-jugor mund të jetë më rezistent ndaj vaksinës,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se një përgjigje vendimtare do të sigurohet gjatë javës që vjen, pasi po zhvillohen testime. Ky shqetësim ka ardhur, pasi virusi në Afrikë ka pësuar mutacion më të madh se varianti në Britaninë e Madhe, dhe një nga këto ndryshime mund të bëjë që ai t’i shpëtojë sulmit nga antitrupat që normalisht luftojnë koronavirusin.

Vaksinat nxisin në trup një reagim imunitar, që përfshin krijimin e antitrupave për të luftuar koronavirusin, nëse ai përballet me të. Antitrupat janë proteina të vogla të prodhuara nga sistemi imun që ngjiten në sipërfaqen e viruseve dhe efektivisht i çaktivizojnë ato. Nëse kjo mundësi për tu ngjitur është e dobët atëherë antitrupat e krijuar pas administrimit të vaksinës, mund të mos jenë aq efektivë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afrika e jugut mutacioni i ri i covid-19 ne afriken e jugut shabir madh afrika e jugut mutacioni i ri i covid-19 ne afriken e jugut shabir madh

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 11:55

PRISHTINË– Stafi i presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, pas deklaratave...

Bota 5 Janar 2021, 11:21

IRAN-Koreja e Jugut ka dërguar një delegacion në Iran për të kërkuar lirimin e një anijeje të tyren, e cila është kapur pranë ngushticës strategjike në Hormuzit...