Bota

Lideri rus Putin dhe Kancelarja gjermane Merkel diskutojnë mbi mundësinë e krijimit të një vaksine anti-Covid

5 Janar 2021, 13:27 Nga DOSJA
Lideri rus Putin dhe Kancelarja gjermane Merkel diskutojnë mbi

RUSI-Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ditën e sotme kanë diskutuar mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave kundër koronavirusit. Në një lajmërim zyrtar të Kremlinit, ka bërë të ditur se diskutimi u zhvillua në kuadër të një telefonate që patën të dy liderët ditën e sotme.

“U diskutuan çështjet e bashkëpunimit për luftimin e pandemisë së koronavirusit me një theks në perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave,”-shkruhej në një deklaratë zyrtare. 

Mësohet se është rënë dakord që kontaktet të vazhdojnë mes ministrive të shëndetit të të dyja vendeve dhe agjencive të specializuara. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu zgjidhjen e konfliktit midis Kievit dhe forcave separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore, pasi situata ka mbetur e bllokuar që kur u nënshkruan marrëveshjet e paqes më 2015.

Rusia dhe Gjermania kohët e fundit kanë filluar vaksinimet masive për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Gjermania po përdor vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe  BioNtech, ndërsa Rusia ka hedhur në qarkullim masiv vaksinën e saj Sputnik V.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel vladimir putin angela merkel vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 5 Janar 2021, 11:55

PRISHTINË– Stafi i presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, pas deklaratave...

Bota 5 Janar 2021, 11:21

IRAN-Koreja e Jugut ka dërguar një delegacion në Iran për të kërkuar lirimin e një anijeje të tyren, e cila është kapur pranë ngushticës strategjike në Hormuzit...